Skuadra e Liverpoolit ka shënuar fitore të vështirë, por shumë të rëndësishme ndaj Brightonit me rezultatin 2:1.
Ndeshja i takoi xhiros së dhjetë të Premier Leagues.
Mysafirët e mbyllën pjesën e parë në epërsi me golin që e realizoi Ferdi Kadioglu në minutën e 14-t.
Liverpooli e ktheu rezultatin në pjesën e dytë.
Cody Gakpo në minutën e 69-të i barazoi shifrat ndërsa Mohamed Salah tre minuta më pas shënoi gol të bukur për 2:1.
Te Brightoni nga minuta e 76-të u paraqit sulmuesi Brajan Gruda.
Liverpooli e ka marrë pozitën e liderit në tabelë me 25 pikë, pas humbjes së Cityt. Brightoni ka 16 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës.