Goli i Loreta Kullashit nuk i ka mjaftuar Sassuolos që të marrë pikë ndaj tashmë kampionit të elitës së futbollit italian për futbolliste, Romës.
Sassuolo e Roma zhvilluan paraqitje të jashtëzakonshme duke i shënuar plot 11-të gola.
Sassuolo humbi me rezultatin 6:5. Ishte ndeshje e xhiros së shtatë e grupit të skuadrave më të mira në elitën italiane.
Kullashi që përfaqëson Suedinë, realizoi gol në minutën e 75-të për 5:3. Ajo u inkuadrua në lojë në minutën e 61-të.
Për Kullashin ishte goli i gjashtë në kampionat, ndërsa ka kontribuuar edhe me tri asistime.
Roma ka 64 pikë në vendin e parë, kurse Sassuolo në vendin e pestë ka 33 pikë.