Futboll

Supergoli i Berishës nuk i mjafton LASK-ut

Valon Berisha

Valon Berisha ka shënuar supergol, por LASK-u nuk ka arritur të marrë pikët e plota në nisje të Ligës së Konferencës.

Në xhiron e parë, LASK-u barazoi 2:2 me Djurgardenin.

Berisha që luajti deri në minutën e 55-të, shënoi në minutën e 26-të.

Nga ora 21:00 u zhvilluan edhe tetë ndeshje tjera në Ligën e Konferencës.

Chelsea fitoi 4:2 ndaj Gentit të Belgjikës.


Supergol i Valon Berishës në Ligën e Konferencës

Valon Berisha ka shënuar supergol në Ligën e Konferencës me LASK-un austriak.

 

 

Mesfushori i Kosovës nga një distancë e largët e paraboloi portierin kundërshtar, duke e shfrytëzuar daljen e gabuar të tij.

LASK-u ka shkuar në pushim me epërsinë 1:0 ndaj Djurgardenit.

Është ndeshja e xhiros së parë e Ligës së Konferencës.