Futboll

Superndeshje e Vedat Muriqit në Spanjë

Vedat MURIQI Mallorca

Vedat Muriqi nuk kishte shënuar gol që nga 3 dhjetori. Por lojtari kryesor i Kosovës po e kthen formën dhe atë në një moment të rëndësishëm.

Pasi shënoi në barzimin 1:1 të Mallorcas me Osasunan, më 10 shkurt, 30-vjeçari të dielën shkëlqeu në fitoren 3:1 të Mallorcas ndaj Las Pallmasit.

Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 24-t të La Ligas. U shënua për paraqitjen impresive të “piratit” kosovar.

Ai shënoi dy gola dhe kontribuoi në golin e tretë të Mallorcas.

Që në minutën e shtatë Muriqi goditi fuqishëm e saktë me kokë për 1:0.

Një tjetër krosim e shndërroi në gol, në minutën e 28-të. Këtë herë goditi saktë me këmbë.

Në minutën e 35-të ishte i përfshirë në aksionin që përfundoi me golin për 3:0. Realizator ishte Daniel Rodriguez.

Muriqi e kërkoi kompletimin e “hat-trickut”, por pa sukses. Në pjesën e dytë, pas një aksioni të bukur individual, qëlloi shtyllën. Kishte edhe një rast të mirë më pas, por pa konkretizuar për herë të tretë. Fushën e la në minutën e 85-të.

 Stefan Bajçetiq e shënoi golin e vetëm për Las Palmasin.

Muriqi tani i ka gjashtë gola e dy asistime. Ngadalë po i afrohet shifrave të tij të zakonshme. Ashtu si pritej, ai u shpall më i miri i ndeshjes.

Kthimi në formë i Muriqit, pos për Mallorcan është i rëndësishëm edhe për Kosovën. Muajin e ardhshëm Kosova i luan dy ndeshje të rëndësishme me Islandën. Suksesi varet shumë edhe nga forma e kontributi i Vedat Muriqit.

Me fitore Mallorca renditet e shtata me 34 pikë. Las Palmasi renditet i 17-ti me 23 pikë.


Muriqi shënon edhe golin e dytë

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, shënoi edhe golin e dytë në ndeshjen që Mallorca është duke e fituar ndaj Las Palmasit me rezultatin 2:0. Muriqi shënoi golin e dytë në minutën e 28-të.

Golin e parë e realizoi në minutë ne shtatë të ndeshjes që i takon javës së 24-t të elitës së futbollit spanjoll.

 

 


Supergol i Vedat Muriqit

Vedat Muriqi ka shënuar supergol në La Liga.

Në ndeshjen e Mallorcas ndaj Las Palmasit, Muriqi shënoi me goditje të bukur me kokë, për rezultatin 1:0. Ai realizoi në minutën e shtatë.

VIDEO: