Mesfushori defensiv që është pjesë e të rinjve të Wolfsbergerit austriak, Florent Hajdini, ka shënuar gol të bukur për grupmoshën U18 të Austrisë.
Hajdini me Austrinë U18, e mposhtën në udhëtim Zvicrën e kësaj grupmoshe 3:1, në miqësoren e zhvilluar të mërkurën në Rapperswil.
Hajdini realizoi për 1:0 në minutën e 23-të, me gjuajtje të fortë e të saktë.
17-vjeçari ka luajtur edhe për grupmoshat U16 e U17, ndërsa vlerësohet lartë në Austri.
Ai karrierën e ka nisur te të rinjtë e Salzburgut.