Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol dhe ka asistuar në tri gola të tjerë në fitoren e Baselit 5:0 ndaj Yverdonit. Ndeshja Basel – Yverdon i takon xhiros së 33-të, të fundit të stinorit të rregullt në Superligën e Zvicrës në futboll.
Shaqiri fillimisht shënoi golin për 2:0 në minutë ne 27-të, ndërsa më pas asistoi për dy golat e realizuar nga Benie Trarore.
Shaqiri 33-vjeçar shërbeu nga distanca Traroren që shënoi për 3:0 në minutën e 30-të. Shtatë minuta më vonë, Shaqiri sërish shërbeu Traoren, i cili pasi u lirua nga mbrojtësit e Yverdonit, shënoi për rezultatin 4:0.
Shaqiri dha edhe një tjetër asistim. Ai asistoi edhe në golin e pestë të shënuar nga Philip Otele. Me asistim të Shaqirit, Otele shënoi golin në minutën e 56-të.
Shaqiri u zëvendësua në minutën e 76-të. Edhe Leon Avdullahu e Albian Ajeti u zëvendësuan në minutën e 58-të.
Baseli e mbylli në vendin e parë stinorin e rregullt në Superligë me 61 pikë. Kampioni vendoset pas ndeshjeve të plejofit.
Super Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri ka shënuar një gol dhe ka kontribuar me dy asistime për Baselin që mbylli pjesën e parë të ndeshjes ndaj Yverdonit me rezultat të thellë, 4:0. Ndeshja Basel – Yverdon i takon xhiros së 33-të. Shaqiri fillimisht shënoi golin për 2:0 në minutë ne 27-të, ndërsa më pas asistoi për dy golat e realizuar nga Benie Trarore.
VIDEO: Asistimi i Shaqirit
Philip Otele ➡️ Xherdan Shaqiri ➡️ Philip Otele#rotblaulive #fcbasel1893 #allizaemme #FCBYS #BrennefürdrFCB pic.twitter.com/BFpOFSZmeD
— sali zämme (@salizaemme) April 21, 2025
Shaqiri 33-vjeçar shërbeu nga distanca Traroren që shënoi për 3:0 në minutën e 30-të. Shtatë minuta më vonë, Shaqiri sërish shërbeu Traoren, i cili pasi u lirua nga mbrojtësit e Yverdonit, shënoi për rezultatin 4:0.
Baseli thuajse ka mbyllur çështjen e fituesit në pjesën e parë. Me fitore do të forcohej në vendin e parë.