Futboll

Sulmuesi i Kosovës shënon gol, kryeson listën në Rumani

Astrit Selmani

Me golin e sulmuesit të Kosovës, Astrit Selmani, Dinamo Bukureshti ka shënuar fitore ndaj Petrolulit me rezultatin 1:0. Ndeshja Petrolul – Dinamo Bukureshti u zhvillua të dielën dhe i takoi javës së 17-të të elitës së futbollit të Rumanisë.

Selmani shënoi nga afërsia në minutën e 31-të.

Me tetë gola të shënuar, 27-vjeçari i Kosovës është bërë golashënuesi më i mirë i ligës rumune të futbollit.

Ai ka edhe katër asistime në 16 ndeshje.