Suhareka ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll.
Pas prezantimit të Lorik Boshnjakut, Suhareka që do të paraqitet për herë të parë në elitën e futbollit kosovar në edicionin 2024/2025, të enjten ka prezantuar Alden Shkrelin.
Sulmuesi me Suharekën ka nënshkruar kontratë dyvjeçare. Shkreli së fundi ishte pjesë e Fushë Kosovës. Më herët ka luajtur për skuadra në Mal të Zi.