Suhareka e ka fituar derbin e skuadrave që luftojnë për mbijetesë në Superligën e Kosovës në futboll. Me fitoren 2:1 të enjten pasdite ndaj Feronikelit 74.
Ndeshja e javës së 24-t e Superligës në futboll u zhvillua në stadiumin e qytetit në Suharekë.
Eneid Kodra në minutën e 15-të shënoi golin e epërsisë 1:0 për Suharekën. Në minutën e 59-të Liridon Fetahaj shënoi për 2:0, ndërsa golin e nderit për skaudrën nga Drenasi e shënoi kapiteni Lavdim Zumberi.
Suhareka ka kaluar nga pozita e parafundit në vendin e tetë me 29 pikë. Llapi bie në vendin e nëntë me 26 pikë, kurse Feronikeli 74 në vendin e fundit me 13 pikë.