Futboll

Suedisë i mjafton pjesa e parë

Suedia

Suedia e ka fituar me lehtësi ndeshjen kundër Estonisë të dielën mbrëma. Suedia i shënoi tre golat në pjesën e parë të ndeshjes që i takoi Grupit 1 të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Viktor Gyokeres e shënoi golin e parë në minutën e 30-të, kurse dhjetë minuta më vonë për 2:0 realizoi Alexander Isak. Në minutën e 44-t Gyokeres shënoi sërish për rezultatin final, 3:0.

Suedia është në vendin e parë me gjashtë pikë. Gjashtë pikë i ka edhe Sllovakia, kurse Azerbajxhani dhe Estonia mbesin pa pikë.