Futboll

Stuttgarti fiton ndaj Bayernit, i afrohet në dy pikë

Stuttgart

Stuttgarti e ka fituar ndeshjen derbi ndaj Bayern Munichut të shtunën.

Stuttgarti fitoi me rezultatin 3:1, në ndeshjen e rëndësishme për vendin e dytë, e që i takoi xhiros së 32-të të elitës së futbollit të Gjermanisë.

Deri në fund të kampionatit në Bundesligë kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u luajtur.

Bayern Munichu mbetet në vendin e dytë me 69 pikë, kurse Stuttgarti është afruar dhe ka dy pikë më pak.

Leonidas Stergiou shënoi për vendësit në minutën e 29-të, kurse Harry Kane i barazoi shifrat në minutën e 37-të nga penalltia.

Ëoo-Yeong Jeong në minutën e 83-të shënoi për 2:1, kurse rezultatin përfundimtar e vendosi Silas në minutën e tretë të kohës shtesë.

Bayerni në mesjavë zhvillon ndeshje të rëndësishme në Champions.

E luan gjysmëfinalen kthyese kundër Real Madridit në “Santiago Bernabeu”.

Dueli i parë në Gjermani përfundoi 2:2.