Futboll

Struga pëson 4:2 nga Slovan Bratislava

KF Struga

Kampionia e dyfishtë e Maqedonisë së Veriut, Struga, ka bërë paraqitje të mirë ndaj skuadrës së madhe sllovake, Slovan Bratislava, por në fund pësoi humbje me dy gola të pranuara për pesë minuta.

22 herë kampioni i Sllovakisë, me shumë futbollistë me përvojë në skuadër, fitoi të mërkurën mbrëma ndaj Strugës 4:2, në ndeshjen e parë të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Vladimir Ëeiss shënoi për 1:0, ndërsa Robert Mak e dyfishoi epërsinë në minutën e 36-të.

Sulmuesi 37-vjeçar i Strugës, Besart Ibraimi, realizoi në pjesën e dytë dy gola për ta barazuar rezultatin.

Fillimisht ngushtoi epërsinë në 2:1, në minutën e 55-të.

Në minutën e 74-t shënoi tjetër gol nga afërsia.

Por, Juraj Kucka në minutën e 85-të dhe 91-të, shënoi dy gola për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Kucka ishte pjesë e Sllovakisë në “Euro 2024”, kur përfaqësuesja sllovake shkoi deri në një të tetën e finales, e më pas u mposht nga Anglia.

Te Sllovakia kishte edhe disa lojtarë tjerë që luajtën në Evropian, bashkë me Guram Kashian e Gjeorgjisë.

Ndeshja kthyese luhet të mërkurën e ardhshme në Ohër.