Kampionia e Maqedonisë së Veriut në futboll, Struga, është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Por, rrugëtimin evropian e vazhdon në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Pas humbjes në ndeshjen e parë në Bratisllavë nga Slovan Bratislava, 4:2, Struga të mërkurën pësoi humbje edhe në Ohër, me rezultatin 2:1 dhe eliminohet nga raundi i parë kualifikues i “Championsit” pas rezultatit të përgjithshëm, 6:3.
Vladimir Weiss në minutën e nëntë dhe autogoli i Kire Ristevskit në minutën e 34-t, e vendosën sfidën.
Struganët shënuan pesë minuta para fundit me Bassirou Compaore, por nuk arritën të bënin diçka më shumë.
Struga në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës do të ballafaqohet me Pyunik Yereveanin e Armenisë.
Struga është vendëse në ndeshjen e parë që luhet më 25 korrik, ndërsa më 1 gusht luan në udhëtim.