Sulmuesi i Liverpoolit, Mohamed Salah, tani është golashënuesi më i mirë i huaj në historinë e Premier Leagues.
Ai e ka kaluar legjendën e Manchester Cityt, Sergio Aguero, pas golit të realizuar në fitoren 5:1 të dielën ndaj Tottenhamit në “Anfield”.
Pas ndeshjes shpërtheu festa në stadiumin “Anfield”, pasi Liverpooli e fitoi titullin e 20-të në elitën e futbollit anglez.
Salah ka 185 gola, një më shumë se Aguero.
Sulmuesi i Egjiptit e barazoi argjentinasin në këtë statistikë më 8 mars, në fitoren 3:1 të Liverpoolit ndaj Southamptonit, shkruan “ESPN” të dielën.
Salah e vazhdoi kontratën me Liverpoolin më herët gjatë këtij muaji.
Ai iu bashkua Liverpoolit nga Roma në vitin 2017.
Salah ka 297 paraqitje në elitën angleze.
Thuajse të gjitha golat i ka shënuar me Liverpoolin, ndërsa dy prej tyre i ka realizuar sa ishte pjesë e Chelseat në vitin 2014.
Përveç 28 golave të këtij edicioni, Salah ka kontribut të madh edhe në asistime, 18 gjithsej. Edhe një gol apo asistim, do ta barazonte me Andy Colen apo Alan Shearerin, pasi që të dy kishin kontribut në 47 gola të shënuara me skuadrat e tyre. Salah i ka 46 në këtë edicion.
32-vjeçari është i pesti në listën e golashënuesve më të mirë në historinë e Premier Leagues.
Para tij janë Cole (187), Wayne Rooney (208), Harry Kane (213) dhe Shearer (260).
Salah ka 33 gola në të gjitha garat e edicionit aktual.