Liga e Kampionëve

Spektakli në Munih nuk jep fitues, finalisti caktohet në “Bernabeu”

Bayern - Real

Bayern Muencheni dhe Real Madridi kanë zhvilluar ndeshje të madhe në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve. Por sfida në Munih nuk ka dhënë fitues.

Ndeshja e së martës mbrëma përfundoi 2:2 dhe ky rezultat e vë në pozitë më të mirë Realin për ndeshjen e kthimit. Ndeshja vendimtare zhvillohet më 8 maj në “Santiago Bernabeu” të Madridit.

Vinicius Junior kaloi në epërsi 1:0 Real Madridin në minutën e 24-t. Ai realizoi gol të bukur pas asistimit mjeshtëror të Toni Kroosit.

Bayerni u përgjigj në fillim të pjesës së dytë.

Leroy Sane barazoi shifrat në 1:1 me supergolin e minutës së 53-të. Vetëm katër minuta më pas, Harry Kane realizoi penallti për 2:1 dhe për festë të madhe në stadiumin në Munih.

Ritmi i lartë i ndeshjes vazhdoi, ndërsa pas ndryshimeve të bëra nga Carlo Ancelotti,  erdhi reagimi i madrilenëve.

Rodrygo u pengua në zonë në mënyrë të palejuar dhe Vinicius Junior ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e 83-të.

Bayerni ka dominuar sa i takon rasteve, por rezultati në fund ishte i barabartë.

Tjetër spektakël do të ketë javën e ardhshme.


Spektakli vazhdon, 2:2 në Munih

Real Madridi ka barazuar në 2:2 rezultatin  në ndeshjen ndaj Bayernit.

Vinicius Junior shënoi nga penalltia në minutën e 84-t, të cilën e fitoi Rodrygo. 

VIDEO:


Shënon Kane, Bayerni në epërsi 2:2

Bayerni ka përmbysur rezultatin në ndeshjen ndaj Real Madridit.

Për 2:1 shënoi Harry Kane  në minutën e 57-të nga pika e bardhë.

Në zonë u pengua Jamal Musiala.

VIDEO:


Supergol nga Sane

Leroy Sane ka shënuar supergol për barazimin 1:1 të Bayernit ndaj Real Madridit.

Sane shënoi në minutën e 53-të.

VIDEO:


Real Madridi në epërsi pas pjesës së parë

Ndonëse Bayerni kishte më shumë raste shënimi, Real Madridi po udhëheq 1:0 pas pjesës së parë. Vinicius Junior shënoi golin e vetëm në minutën e 24-t.


Real Madridi në epërsi

Real Madridi ka kaluar në epërsi ndaj Bayernit.

Vinicius Junior shënoi për 1:0 në minutën e 24-t, pas asistimit mjeshtëror të Toni Kroosit.

Ishte rasti i parë i Madridit.

VIDEO:


Dominim i Bayernit në fillim të ndeshjes

Bayerni po dominon në fillim të ndeshjes ndaj Real Madridit.

Ndeshja e gjigantëve të futbollit është e para e gjysmëfinales së Championsit. Skuadra gjermane tashmë ka krijuar disa raste. Rezultati mbetet 0:0 kur ka kaluar minuta e dhjetë.


Ka nisur gjysmëfinalja e parë mes Bayernit dhe Real Madridit, e cila po zhvillohet në “Allianz Arena”.


Formacionet zyrtare: Bayern - Real Madrid

Bayern Muencheni dhe Real Madridi kanë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, e cila fillon në orën 21:00.

Ndeshja e parë luhet në “Allianz Arena”, ndërsa e kthimit pas një jave në “Santiago Bernabeu”.

Vinicius Junior e Rodrygo janë në krye të sulmit te Reali, ndërsa Harry Kane udhëheq sulmin e Bayernit, i ndihmuar nga Jamal Musiala e Leroy Sane.

Formacioni i Realit:

Lunin: Mendy, Rudiger, Nacho, Lucas Vazquez: Valverde, Tchouameni, Kroos: Bellingham: Rodrygo, Vinicius Jr

Formacioni i Bayernit:

Neuer: Mazraoui, Kim Min-jae, Dier, Kimmich: Goretzka, Laime: Musiala, Muller, Sane: Kane