Futboll

Spanja hyn “e nxehtë” në Euro 2024

Spanja

Spanja ka mposhtur thellë Irlandën e Veriut në miqësoren e fundit para nisjes së Kampionatit Evropian “Euro 2024”.

5:1 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes së zhvilluar të shtunën në Mallorca.

Pedri realizoi dy gola, ndërsa nga një e shtuan Alvaro Morata, Fabian Ruiz e Mikel Oyarzabal. Tek Irlanda shënoi Daniel Ballard.

Në “Euro 2024”, Spanja është kundërshtare e Shqipërisë në Grupin B. Spanja do ta nisë Evropianin me përballjen e 15 qershorit ndaj Kroacisë. Me Shqipërinë luan në ndeshjen e fundit të grupit më 24 qershor.

Edhe në miqësoren e shkuar, para tre ditësh, Spanja fitoi thellë ndaj Andorrës, 5:0.