Futboll

Solskjaer i kërkon Muçit që të qëndrojë te Beshiktashi

Ernest Muçi Solskjaer

Muçi me gjigantin turk ka kontratë deri në verën e vitit 2027

Trajneri i skuadrës së Beshiktashit, Ole Gunnar Solskjaer, ka kërkuar nga sulmuesi i Shqipërisë, Ernest Muçi, që të qëndrojë edhe për një sezon tjetër te gjiganti turk.

Kështu ka raportuar të hënën “Sporx”. 

Solskjaer është shumë i lumtur me paraqitjet e fundit të Muçit. 

Muçi realizoi gol të bukur javën e kaluar në Kupën e Turqisë. 

Në dy ndeshjet e fundit të Beshiktashit ai ka luajtur nga minuta e parë.  

24-vjeçari Muçi në 33 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë tri asistime. 

Më herët mediumet turke kanë raportuar për një largim të mundshëm të Muçit nga Beshiktashi në afatin kalimtar të verës. 

Për reprezentuesin e Shqipërisë kanë shprehur interesim disa skuadra evropiane. 

Së bashku me Muçin te Beshiktashi luan edhe sulmuesi i Kosovës, Milot Rashica. 

Muçi me gjigantin turk ka kontratë deri në verën e vitit 2027. 

Ai te Beshiktashi u transferua në shkurt të vitit të kaluar nga Legia e Varshavës për dhjetë milionë euro.