Futboll

Skriniari pritet të kthehet në Serie A

Skriniar

Ish-mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, pritet të kthehet në elitën italiane, por te Juventusi. 

Kështu ka shkruar të enjten “Calciomercato”. 

Juventusi është në kërkim të një qendërmbrojtësi pas lëndimit të rëndë të Gleison Bremerit. 

Sllovaku nuk po gjen hapësira të shumta te Paris Saint-Germaini për shkak edhe të formës fizike, por “zonja e vjetër” është duke e monitoruar situatën e tij. 

Në rast se Juventusi e transferon në formë huazimi Skriniarin, atëherë duhet ta bind PSG-në që pagën e tij ta paguajë përgjysmë.

29-vjeçari ka pagë prej 8 milionë eurove në edicion. 

Qëkur Bremer u lëndua, Juventusi ka pranuar dhjetë gola në gjashtë ndeshje. 

Ballafaqimin e radhës, Juventusi e luan ndaj Udineses të shtunën.