Futboll

Skocia ndalet në barazim nga Finlanda në miqësore

Skocia - Finlanda

Përfaqësuesja e Skocisë të premten mbrëma ka barazuar me rezultat 2:2 me Finlandën në ndeshjen e fundit miqësore para ndeshjeve të Evropianit “Gjermania 2024”.

Skocia kaloi e parë në epërsi në ndeshje me autogolin e mbrojtësit Arttu Hoskonen në minutën e 54-të.

Katër minuta më pas sulmuesi Lawrence Shankland realizoi për 2:0.

Golat e barazimit për Finlandën i shënuan Benjamin Kallman në minutën e 72-të dhe Oliver Antman në minutën e 85-të.

Skocia në Evropian është në Grupin A së bashku me Gjermaninë, Hungarinë, dhe Zvicrën.