Servette ka fituar 1:0 në udhëtim ndaj Winterthurit dhe ka bërë vend në finale të Kupës së Zvicrës në futboll.
Golin e fitores në gjysmëfinale të Kupës, Servette e shënoi në minutën e 88-të.
Pas ndeshjet ka pasur skena kaotike në fushën e lojës.
Tifozët e Servettes kanë hyrë në fushë, ndërsa kanë hedhur mjete plasëse në drejtim të tribunave, madje edhe në tribunën ku kishte familjarë.
Ka pasur edhe konflikte mes tifozëve. Por kanë ndërhyrë edhe lojtarët për të qetësuar situatën.
“Blick” ka shkruar se skenat ishin skandaloze.
Granit Lekaj është kapiten i Winterthurit.