“Gallagher hyri me shumë energji. Kjo është ajo që ne do të marrim prej tij. Ai ka nevojë për pak kohë për t’u mësuar me kundërshtarët dhe bashkëlojtarët e tij. Me entuziazmin dhe pasionin e tij, ne duhet ta ndihmojmë atë që adrenalina të jetë pozitive për ekipin”, ka thënë Simeone.
Tekniku argjentinas ndër të tjera ka theksuar se Alvarezi do të jetë ndihmesë e madhe për skuadrën në repartin ofensiv.
“Ne e dimë çfarë mund të na japë Alvarezi. Ne do të përpiqemi të përfitojmë nga cilësitë e tij si qendërsulmues, sulmues i dytë apo i krahut. Jemi të bindur se kemi një lojtar të jashtëzakonshëm për të tashmen dhe të ardhmen”, deklaroi 54-vjeçari, shkruan “ESPN”.