Futboll

Shtyhen ndeshjet në Serie A

serie a

Të gjitha ndeshjet e Serie A, Serie B, Serie C dhe Primavera, të cilat ishin të planifikuara për t’u zhvilluar të hënën janë shtyrë pas vdekjes së Papa Françeskut. 

“Pas vdekjes së Papa Françeskut, Serie A mund të konfirmojë se ndeshjet e sotme janë shtyrë. Data e ndeshjeve do të shpallet në kohën e duhur”, shkruhet në njoftimin e faqes së ligës italiane. 

Ndeshjet që ishin të planifikuara për të hënën janë: Torino - Udinese, Cagliari - Fiorentina, Genoa - Lazio dhe Parma - Juventus.

Këto ndeshje ishin të vlefshme për xhiron e 33-të. 

Aktualisht lider në kampionatin italian është Interi me 71 pikë. 

71 pikë i ka edhe Napoli një pozitë më poshtë. 

Atalanta renditet në pozitën e tretë me 64 pikë.