Shqipëria dhe Kosova do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore në Kukës. Miqësoret e 28 dhe 30 majit do t’i takojnë gjeneratës së 15-vjeçarëve.
“Takimi i parë miqësor ndaj Kosovës U15 do të luhet më datë 28 maj në orën 17:00, në stadiumin ‘Kukës Arena’, ndërsa ndeshja e dytë ndaj Kosovës U15 do të zhvillohet më datë 30 maj në orën 11:00, po në stadiumin ‘Kukës Arena’”, shkruan në njoftimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.