Trajneri i Flamurtarit

Shqelmoi lojtarin, Liridon Leci dënohet me dy ndeshje dhe 300 euro

Liridon Leci

Foto-Ilustrim

Për goditje me shqelm ndaj lojtarit të Ramiz Sadikut, Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë e ka dënuar me dy ndeshje dhe 300 euro trajnerin e Flamurtarit, Liridon Leci.

Për goditje me shqelm, Leci ishte ndëshkuar me karton të kuq.

“Pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes së xhiros së 20-të të Raiffeisen Ligës së Parë – Grupi B Flamurtari – Ramiz Sadiku, në zhveshtoret e lojtarëve kryetrajneri i ekipit vendas L.Leci e ka goditur me shkelm lojtarin me numër 6 te ekipit mysafir, për çka është ndëshkuar me karton të kuq direkt”, shkruan në vendimin e publikuar nga FFK-ja.

Ndërkohë Komisioni Disiplinor dhe Etikës i shkallës së parë nuk ka vendosur ende për Dinamon e Ferizajt. Dinamo dështoi në organizim të ndeshjes kundër Suharekës. Një person kishte sulmuar me grushte gjyqtarin kryesor të ndeshjes Ardit Halilajn, i cili është detyruar të shkojë në Emergjencë për trajtim mjekësor.