Paris Saint-Germaini është njoftuar me humbjen e parë këtë edicion në Ligue 1 të Francës. Parisi të premten mbrëma u mposht në shtëpi nga Nice me rezultatin 3:1. Kjo ndeshje i takoi javës së 31-të të kampionatit francez.
Parisi në fillim të këtij muaji është shpallur kampion i Francës.
Dy golat e parë për Nicen i realizoi Morgan Sanson kurse golin e tretë e shënoi Youssouf Ndayishimiye.
Ndërkohë për Parisin golin e vetëm e realizoi Fabian Ruiz.
Nice renditet në pozitën e katërt me 54 pikë.
Parisi është edhe në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku do të përballet me Arsenalin.