Liverpooli është shokuar të dielën pasdite. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloppi ka pësuar disfatë në shtëpi nga Crystal Palace me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm e shënoi Eberechi Eze në minutën e 14-të. Me humbjen nga Crystal Palace, Liverpooli ka bërë një hap prapa në garën për titull të kampionit.
Deri në fund të edicionit aktual në Premier League kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje për t’u zhvilluar. Liverpooli është në vendin e tretë me 71 pikë nga 32 ndeshje.
Lider është Manchster City me 73 pikë. Crystal Palace zë vendin e 14-të me 33 pikë.
Liverpooli u shokua edhe në mesjavë. Në “Anfield”, Liverpooli humbi nga Atalanta me rezultatin 3:0, në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Evropës.
Baras 2:2, luajti edhe xhiron e kaluar në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit.