Juventusi mori një goditje të fortë të mërkurën në garën për një vend në Ligën e Kampionëve në edicionin e ardhshëm.
Juventusi humbi nga Parma me rezultat 1:0 të mërkurën, në ndeshjen e xhiros së 33-të të Serie A.
Mateo Pellegrino shënoi golin e fitores. Ai shënoi gol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë.
Më gola tjerë nuk pati dhe kështu Parma shënoi fitore të madhe në shtëpi ndaj Juventusit, që zë vendin e pestë me 59 pikë, kurse Parma është e 15-ta me 31 pikë.