Shkupi fiton derbin shqiptar në Maqedoni të Veriut
Shkupi e ka fituar thellë derbin ndaj kampiones në fuqi, Strugës. Të dielën Shkupi mposhti në udhëtim Strugën me rezultatin 3:0. Ndeshja derbi i skuadrave shqiptare i takoi javës së gjashtë të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut. Sulmuesi nga Senegali, Fabrice Tamba, i realizoi tri golat e fitores. Të parin e shënoi në minutën e pestë, të dytin në minutë ne 71-të, kurse “hat-trickun” e kompletoi në minutën e 89-të.
Shkupi është në vendin e gjashtë me tetë pikë, kurse Struga në pozitën e katërt me dhjetë pikë.
Fitore të dielën shënoi edhe liderja Shkëndija e Tetovës. Mposhti skuadrën tjetër shqiptare, Voska Sport me rezultatin 5:1. Dy gola i shënoi Besart Ibraimi, kurse me nga një gol kontribuuan edhe Fiton Ademi, Mevlan Adili dhe Vane Krstevski. Golin e nderit për Voskën e shënoi Abdulhadi Jahja. Shkëndija është lider me 14 pikë, kurse Voska Sport me katër pikë.
Gostivari e mposhti Sileksin me rezultatin 2:1. Golin e parë për ekipin shqiptar e shënoi Oguzhan Aydogan, kurse të dytin Fisnik Zuka.
Besa e Dobërdollit humbi nga Pelisteri me shifrat 3:2. Remzifaik Selmani i shënoi dy golat për ekipin shqiptar. Të parin në minutën e 58-të, kurse të dytin në minutën e 94-t.
Besa është në vendin e dhjetë me katër pikë.