Futboll

Shkëndija “shkel” Sileksin dhe vazhdon garën për titull

Shkëndija

Shkëndija e Tetovës ka fituar thellë ndaj Sileksit të dielën në kuadër të xhiros së 27-të të elitës së futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Shkëndija fitoi me rezultatin 6:1 dhe e ka rihapur garën për titull kampioni.

Tani janë sërish tri skuadrat shqiptare në garën për titull, kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në fund të kampionatit.

Kampionia në fuqi Struga është lidere me 54 pikë, një më shumë se Shkupi i vendit të dytë dhe tri më shumë se Shkëndija e vendit të tretë.

Po të dielën, Struga barazoi 2:2 me Bregalnicën.

Të shtunën, Shkupi fitoi ndaj Makedonija GP-së, 3:1, kurse skuadra tjetër shqiptare, Gostivari, e mposhti Tikveshin, 2:1.

Voska u mposht në udhëtim te Brera Strumica, 1:0.