Futboll

Shkëndija e Tetovës eliminohet nga Noah armene

Shkendija

Shkëndija e Tetovës nuk ka arritur që ta përmbys rezultatin nga ndeshja e parë që e humbi 2:0 nga Noah e Armenisë javën e kaluar.

Tetovarët e humbën edhe ndeshjen e dytë të zhvilluar në Shkup të enjten mbrëma, me rezultatin 2:1.

Ky ballafaqim i takoi fazës së parë kualifikuese të Ligës së Konferencës. 
Aleksandar Miljkoviq në minutën e 20-të shënoi për Noahn, kurse Klisman Cake i barazoi shifrat në minutën e 53-të.

Francezi Virgile Pinson shënoi për mysafirët në minutën e parë të kohës shtesë dhe e vendosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Në rrethin tjetër të garës, Noah luan kundër Sliema Wanderers të Maltës.