Futboll

Shkëlqim Vladi shkëlqen në Beograd, Lugano shtang Partizanin

Lugano

Futbollisti kosovar Shkëlqim Vladi ka shkëlqyer në stadiumin e Partizanit në Beograd. Ai u inkuadrua në fushë në minutën e 68-të, ndërsa kontribuoi me asistim në fitoren e Luganos 1:0 kundër Partizanit të enjten mbrëma. Ai asistoi për Mattia Zanottin, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 73-të. Ishte kjo ndeshja e parë e raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës. 

Ndeshja kthyese luhet pas një jave në Lugano.

Për Luganon në portë u paraqit portieri Amir Shaipi, ndërsa Uran Bislimi u largua nga fusha në minutën e 80-të. Albian Hajdari qëndroi në stol.