(Përditësuar 18:55) - Edon Zhegrova vazhdon të shkëlqejë te Lille në Ligue 1 të Francës.
Të shtunën mbrëma Lille luajti 3:3 me Strasbourgun në kuadër të xhiros së pestë të kampionatit francez, kurse Zhegrova i realizoi dy gola.
Sulmuesi kosovar shënoi për 1:0 në minutën e 15-të dhe për 2:0 në minutën e 27-të.
Strasbourgu më pas ktheu rezultatin në 3:2, me golat e minutës së 30-të, të 42-të dhe 66-të.
Në minutën e 84-t, Jonathan David realizoi penallti për 3:3.
Zhegrova e kompletoi ndeshjen.
Ai tashmë i ka tri gola në tri paraqitje në Ligue 1. Në dy ndeshjet e para ishte i suspenduar. Për skuadrën franceze i ka shënuar edhe tri gola në katër paraqitje në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.
Nuk ndalet Zhegrova, shënon sërish gol
(Përditësuar 17:30) - Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova e ka realizuar golin e dytë për skuadrën e Lillet në ndeshjen ndaj Strasbourgut.
Zhegrova për 2:0 shënoi në minutën e 27-të në portën e Gjorgje Petroviq.
DOUBLE FOR EDON ZHEGROVA IN JUST 27 MINUTES AGAINST STRASBOURG! 🇽🇰💫
pic.twitter.com/Y6UgIuJTNC— Kosovar Football 🇽🇰 (@KosovarFootball) September 21, 2024
Zhegrova shënon gol për Lillen
Sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova ka realizuar gol për skuadrën e Lillet në ndeshjen ndaj Strasbourgut.
Zhegrova shënoi për 1:0 në minutën e 15-të.
Goal Lille
Goal Edon Zhegrova pic.twitter.com/aqBdPPeCg9— AlexRM770 (@AlexRM770) September 21, 2024