Portieri shqiptar, Alen Sherri, është afër që ta bëjë hapin e madh në karrierë.
Të shtunën mediumi italian “Corriere dello Sport”, ka raportuar se Cagliari ka arritur marrëveshje për transferimin e 26-vjeçarit nga skuadra kampione e Shqipërisë, Egnatia e Rrogozhinës.
Sherri është pjesë e Egnatias nga vitit 2022. Ai u transferua nga Laçi. Ka luajtur edhe për Vllazninë e Shkodrës.
Për përfaqësuesen e Shqipërisë ka zhvilluar një ndeshje. Ai u paraqit në ndeshjen miqësore në vitin 2022 ndaj Katarit. Sherri ka edhe dy paraqitje me U21 të Shqipërisë.