Futboll

Shefki Kuqi: Frika jonë e vetme janë gjyqtarët

Shefki Kuqi - Feronikeli 74

Trajneri i Feronikelit 74, Shefki Kuqi ka thënë se ekipi tij është dëmtuar nga gjyqtarët në ndeshjen kundër Llapit.

Kuqi ka vlerësuar se frika e tij e vetme janë gjyqtarët.

“Nuk po luajmë vetëm ndaj ekipit kundërshtar, por edhe ndaj arbitrit. Në 3-4 ndeshjet e fundit lojtarët e mi, lojën dhe luftën që janë duke e bërë, nuk i frikësohem asnjë kundërshtari. E vetmja frikë që e kam janë referat. Për mua sot ka qenë pasqyra më e mira e mundshme për t’u parë dhe një reklamë se si mund të bëhet njeriu kampion me gjitha mënyrat, por jo me futboll. Duken ashiqare. Nuk i kuptoj gjërat. Unë marr karton për simulim. Lojtarët e mi, jemi në gjendje perfektë, pse e din që merr kartonin e verdh nuk e ndalë lojën t’ia jap edhe kartonin dytë të verdhë, por e vazhdon lojën. Për skenat që u bën në fushë e patë edhe vet, nuk është problemi i imi, është problem i Llapit si e organizon lojën. Por ky është një skandal për mua”, ka thënë Kuqi për “Art Motion” pas ndeshjes kundër Llapit.