Futboll

Sheffieldi bie nga Premier League

Sheffield United

Pas humbjes 5:1 nga Newcastle të shtunën, Sheffield Unitedi edhe zyrtarisht ka rënë nga Premier League.

Me vetëm 16 pikë në pozitën e 20-të kur kanë mbetur edhe tri ndeshje deri në fund, Sheffieldi edhe matematikisht është përshëndetur nga elita angleze.

Në fakt, Sheffieldi pothuajse gjatë tërë sezonit nuk ka lëvizur nga pozita e fundit.

Sheffieldi ishte ngjitur në Premier League sezonin e kaluar.

Leicester ndërkohë të premten u bë skuadra e parë që siguroi ngjitjen në Premier League nga Championshipi.