Futboll

Sheareri e përfshin Muriqin në ekipin e xhiros në Premier League

Arijanet Muriq

Ish-futbollisti i njohur anglez, Alan Shearer, e ka përfshirë portierin e Kosovës, Arijanet Muriq në formacionin më të mirë të xhiros së 34-t në Premier League.

Formacioni i përzgjedhur nga legjenda angleze është publikuar të hënën në faqen zyrtare të Premier Leagues. 

Muriqi të shtunën ishte lojtar i ndeshjes te skuadra e Burnleyt në fitoren 4:1 ndaj Sheffield Unitedit. Ai bëri 10 pritje, prej tyre tetë të goditjeve brenda zonës.

Muriq mori lëvdata të shumta për paraqitjen ndaj Sheffieldit. Burnley vazhdon garën për mbetje në elitën angleze.