Futboll

Shaqiri rivalizon Salahun, Gyokeresin dhe Kanen

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri po e kalon njërën prej edicioneve më të suksesshëm në karrierë dhe është ringjallur qëkur u kthye te klubi i fëmijërisë në verën e vitit të kaluar.

Ai është futbollisti më i dekoruar në historinë e futbollit të Zvicrës me dy trofe të Ligës së Kampionëve, të cilat i fitoi me Bayern Munichun e Liverpoolin.

Ka tituj edhe në Gjermani dhe Angli.

Ai është lojtari i dytë me më së shumti paraqitje te Zvicra pas Granit Xhakës, ndërsa me Baselin ka fituar tre tituj të Superligës helvetike.

Shaqiri me Baselin po lufton për një tjetër titull, ndërsa kontributi i tij ka qenë shumë i madh.

33-vjeçari ka realizuar 16 gola, ndërsa ka kontribuuar me 18 asistime dhe po i rivalizon tre sulmues në formë për kontributin më të madh te skuadrat e tyre, Mohamed Salah, Viktor Gyokeres dhe Harry Kane.

“Xherdan Shaqiri është në mesin e lojtarëve elitar botëror nga 17 ligat evropiane, sa u përket golave dhe asistimeve”, ka shkruar Liga e Futbollit të Zvicrës të shtunën.

Pra Shaqiri ka qenë i përfshirë në 31 gola, ndërsa listës i prin Mohamed Salah i Liverpoolit.

Salah ka shënuar 32 gola dhe ka 23 asistime në 47 paraqitje në të gjitha garat.