Futboll

Shaqiri pritet ngrohtë nga mijëra tifozë të Baselit

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri është prezantuar para tifozëve të Baselit të hënën mbrëma.

“Përshëndetje shikues, përshëndetje Basel”, ishin fjalët e Para të Shaqirit. Ai ka shtuar se Baseli ishte opsioni i vetëm i tij. “Vetëm Baseli dhe askush tjetër”, ka vazhduar Shaqiri.

Ai është i kënaqur me pritjen e ngrohtë që i është bërë nga tifozët e Baselit.

“Pritja këtu është shume e veçantë për mua. Mezi pres t’u shoh sërish të gjithëve. Unë do të përpiqem ta ndihmoj skuadrën nga dita e parë. Unë nuk jam 20-vjeçar, por këmba ime e majtë është ende efektive. Unë kam mentalitetin e fituesit. Ndeshja ime e fundit ishte kundër Anglisë. Nuk jam ende 100 për qind, por do të mundohem ta ndihmoj skuadrën sa më shumë që të mundem”, ka thënë Shaqiri.
Shaqiri ndërpreu kontratën me Chicago Fire dhe u rikthye te Baseli pas 12 vjetësh. Shaqiri karrierën si futbollist e filloi te Baseli në vitin 2007. Në vitin 2012, u largua nga Baseli për t’u transferuar te Bayern Muencheni. Karrierë bëri edhe tek Interi, ndërsa më vonë edhe në Stoke City, Liverpool, Lyon dhe së fundmi ishte pjesë e Chicago Fire. 

Pas fjalëve të para, Shaqiri zbriti nga ballkoni në afërsi të stadiumit të Baselit për të dhënë autografe. 
Fjalë të mëdha Shaqirin dha edhe drejtori sportiv i Baselit, Daniel Stucki.

“Ai është një nga sulmuesit më të mirë që ka pasur ndonjëherë Zvicra dhe është vetëm 32-vjeçar. Ai është i madh dhe do ta ndihmoj gjithë qytetin”, ka thënë Stucki.
Shaqiri të martën do të paraqitet për herë të parë në stërvitje me Baselin. Pjesë e Baselit janë edhe disa futbollistë tjerë shqiptarë.