Futboll

Shaqiri po e ndien dashurinë e tifozëve

Xherdan Shaqiri

Ka disa javë që Xherdan Shaqiri është kthyer te Baseli. Kthimi i tij ishte vlerësuar sensacion.

Ylli i futbollit regjistroi paraqitjen e parë si titullar te Baseli, të shtunën kundër Zuerichut. Por magjia e Shaqirit nuk u shfaq. Ndonëse u përpoq shumë, nuk arriti të parandalonte humbjen 2:0 të Baselit në shtëpi.

Pas ndeshjes ai u deklarua.

“Nuk e pashë paraqitjen aq keq sa duket rezultati. Por në një ndeshje si kjo, detajet bëjnë dallimin”, ka thënë Shaqiri për “SRF”.

Lojtarëve të Baselit u mungonte gjakftohtësia dhe saktësia në pasimet e fundit.

“Duhet të mësojmë nga kjo ndeshje”, është shprehur Shaqiri.

32-vjeçari ka folur për “Basler Zeitung” në detaje për kthimin në Zvicër. Shaqirit i duket ende e pabesueshme që mund t’i shoh prindërit e tij çdo ditë.

“Viteve të fundit kam qenë vetëm për një kohë të shkurtër në Zvicër. Tani shoh prindërit dhe familjen time çdo ditë. Për mua është e mrekullueshme, por gjithsesi e pazakontë që i shoh çdo ditë ose mund të shkoj shpejt tek ata për t’i parë”.

Shaqiri tregon se në shtëpinë e tij shfaqen shumë adhurues.

“I takoj vazhdimisht. Kam dalë nga ashensori dy-tri herë në javët e fundit dhe kam parë pesë apo gjashtë fëmijë që qëndrojnë para derës dhe duan të bëjnë fotografi me mua”, thotë Shaqiri.

“Ose i bien ziles së derës në shtëpinë e prindërve të mi. Kështu ka qenë edhe më parë, por për momentin është ekstreme. Është e pabesueshme që njerëzit të më shohin. Ata po ashtu duhet të mësohen me faktin që unë jam kthyer në Basel”.

Disa njerëz shfaqen të “tronditur” kur e shohin atë. Ai e vlerëson pozitive.

“Dhe këta persona nuk janë vetëm adoleshentë apo fëmijë të vegjël, por edhe të moshuar. Ndonjëherë ndihem sikur jam një ylli i rokut. Pavarësisht nga fakti se njerëzit në Zvicër janë mjaft të rezervuar dhe me këmbë në tokë, ndiej afërsinë e tyre”.

Shaqiri tregon një moment kur iu kërkua një autograf teksa vizitonte një restorant.

“Më duhej të thosha: Hej, më fal, jo tani!”.

Ai flet edhe për një kërkesë të çmendur të tifozëve.

“Një djalë erdhi tek unë pas stërvitjes dhe më pyeti nëse do të shkruaja një autograf në pulpën e tij. Ai donte ta bënte mbi të tatuazh dhe mendoj se e bëri”.