UEFA ka zbuluar emrat e disa mysafirëve pjesëmarrës në tërheqjen e shortit të fazës së grupeve të Evropianit për futbolliste. Shorti do të tërhiqet të hënën në Lozanë, ndërsa mes të ftuarve është edhe Xherdan Shaqiri. Lojtari i Baselit, i cili u tërhoq nga Përfaqësuesja e Zvicrës pas Evropianit “Gjermania 2024”, do të jetë pjesë e shortit për Evropianin për futbolliste.
Të ftuarit e tjerë janë Leonardo Bonucci, Veronica Boquete, Lara Dickenmann, Sami Khedira, Jill Scott, Caroline Seger dhe Raphael Varane.
Zvicra është pjesë e Evropianit si organizatore. 16 përfaqësuese do të jenë të ndara në katër vazo. Finalja do të luhet në Basel. Te Zvicra ftohet Riola Xhemaili, kurse te Suedia, Kosovare Asllani.