Me fitoren 2:0 ndaj Luganos në derbin e Superligës së Zvicrës në futboll, Baseli ka bërë bërë një hap para drejt arritjes së synimit për ta fituar titullin e kampionit. Baseli mposhti Luganon, në xhiron e 31-të të elitës së futbollit zviceran dhe ka rritur epërsinë në katër pikë ndaj Servettes që humbi 1:0 të po ashtu të dielën ndaj St. Gallenit. Xherdan Shaqiri ishte sërish prej lojtarëve vendimtarë te Baseli. Ai pas ndeshjes ka thënë se për Baselin ishte e rëndësishme fitorja. Shaqiri shënoi golin e parë në fitoren e Baselit.
“Janë ndeshje që kundër top-ekipeve duhet t’i fitosh. Kjo xhiro shkoi mirë për ne. Sigurisht që ne duhej të fitonim dhe e bëmë këtë. Është një fundjavë shumë e bukur. Ne donim t’ia impononim lojën tonë Luganos. E bëmë këtë në pjesën e dytë dhe merituam fitoren. E dinim që Lugano do të jepte gjithçka sot. Por në fund ishim ekip më i mirë”, ka thënë kapiteni Shaqiri pas ndeshjes.
Pas ndeshjes folën edhe sulmuesi i Baselit, Albian Ajeti. Edhe Ajeti tha se me meritë fituan derbin. Për Luganon komente dhanë mbrojtësi Albian Hajdari dhe portieri Amir Shaipi. Portieri i Kosovës tha se Baseli nuk meritoi fitoren 2:0.
“Nëse shikoni të gjithë ndeshjen, Baseli nuk e meritoi fitoren 2:0. Ata shënuan gola nga disa raste, kurse ne jo. Na mungoi efikasiteti, ndaj lëmë fushën si humbës. Ne ishim për kohë të gjatë në krye dhe më pas humbëm pikë të rëndësishme. Tani gjithçka është e hapur”, ka thënë Shaipi.
Baseli është në vendi ne parë me 55 pikë. Servette në vendin e dytë me 51 pikë. Young Boysi në vendin e tretë me 50 pikë. Nga 48 pikë në pozitat katër dhe pesë janë Luzerni dhe Lugano. Në vendin e gjashtë është Zurichu me 47 pikë. Gjashtë vendet e para luajnë në plejof për titull të kampionit. Kanë mbetur edhe dy xhiro deri në fund të stinorit të rregullt. Më pas fillon plejofi.