Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer sërish, ndërsa Baseli ka bërë edhe një hap të madh drejt titullit të kampionit të Zvicrës.
Të dielën, Baseli fitoi 2:0 në derbin ndaj Luganos. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 31-të.
Ylli shqiptar, Shaqiri, shënoi për 1:0 në minutën e 64-t. Baseli shënoi tjetër gol në minutën e 82-të. Shaqiri la fushën në minutën e 88-të, pasi vendosi tjetër ndeshje të rëndësishme të Baselit.
Ai këtë edicion i ka 11 gola e 14 asistime në 27 paraqitje kampionale. Te Baseli startuan edhe Leon Avdullahu e Albian Ajeti. Sulmuesi Ajeti u zëvendësua në minutën e 56-të.
Amir Shaipi, Albian Hajdari e Uran Bislimi startuan te Lugano. Shkëlqim Vladi luajti prej minutës së 69-të.
Baseli është lider me 55 pikë. Tani i ka katër pikë më shumë se Servette e vendit të dytë. Young Boysi është i treti me 50 pikë.
Po të dielën, Servette humbi 1:0 nga St. Galleni. Pretendenti tjetër për titull, Luzerni, humbi 3:1 nga Grasshopperi.
Luzerni është i katërti me 48 pikë. Grashopperi fitoi pikë shumë të rëndësishme në garën për mbetje në Superligë. Tani i ka 30 pikë në vendin e parafundit.
Shaqiri kalon Baselin në epërsi
Baseli ka kaluar në epërsi ndaj Luganos në derbin e Superligës së Zvicrës me gol të kapitenit Xherdan Shaqiri.
Ish-futbollisti i Zvicrës, Shaqiri, shënoi golin për 1:0 në minutën e 64-t në ndeshjen që i takon xhiros së 31-të të elitës së futbollit zviceran.
Për 33-vjeçarin është goli i 11-të në 27 ndeshje në Superligë, ndërsa ka edhe 14 asistime.