Futboll

Shaqiri i lumtur që me Baselin mund të fitojë dy trofetë

Xherdan Shaqiri

Baseli po udhëheqë në Superligën e Zvicrës në futboll, ndërsa të dielën u kualifikua edhe në finale të Kupës.

Merita të mëdha për këtë sukses vlerësohet se ka Xherdan Shaqiri, që po kalon formë të lartë.

“Po bëj çdo gjë që të jem i suksesshëm me Baselin. Tani mund të fokusohemi në ligë. Kemi ndeshje të vështirë me Servetten, por me stadiumin plot mund të bëjmë hapin para”, ka thënë Shaqiri në një intervistë për “20 minuten”.

“Jam shumë i lumtur, të gjithë janë të lumtur. Në finale të kupës arrihet vetëm me shumë punë. Jemi të gjithë krenarë dhe duam të fitojmë trofeun në Bernë. Do të jetë një ndeshje e madhe në stadium të mbushur. Finalet e Kupës janë gjithnjë të veçanta”, ka shtuar Shaqiri.

Në finale të Kupës, Baseli luan me Bielin e kategorisë së tretë. Finalja është më 1 qershor. Deri atëherë Baseli pritet ta sigurojë titullin e kampionit.