Tifozët e Baselit mund të jenë të qetë pasi Xherdan Shaqiri ka lënë prapa lëndimin muskulor që e pati javën e kaluar, dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen derbi ndaj Young Boysit.
Ky ballafaqim luhet të dielën nga ora 16:30 dhe është e rëndësishme për të dyja ekipet që po luftojnë për titull kampioni.
I takon xhiros së 28-të të kampionatit elitar të Zvicrës.
Vikendin e kaluar, Baseli luajti 1:1 në udhëtim te Luzerni, ndërsa Shaqiri shkaku i telasheve muskulore, luajti vetëm në pjesën e parë .
“Ai po ndihet mirë tani”, ka thënë trajneri Fabio Celestini në konferencën për shtyp të premten mbrëma.
Baseli ka shitur 26 mijë bileta për duelin ndaj Young Boysit, që është kampion në fuqi i Zvicrës.
Shaqiri 33-vjeçar ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha garat e edicionit aktual.
I ka shënuar 11 gola e ka dhuruar 12 asistime.