Derisa po kalonte rrethojën për të festuar para tifozëve të Baselit, Xherdan Shaqiri rrëshqiti dhe u rrëzua. Ai po festonte me pasion pasi shënoi golin e parë të Baselit në fitoren 2:0 të së dielës ndaj Luganos.
Shaqiri është i pëlqyeri i tifozëve të Baselit dhe po e udhëheq këtë skuadër drejt titullit të kampionit në Zvicër.
Shaqiri u ngrit shpejt dhe vazhdoi festën.
“Është gjithnjë e veçantë të shënosh para tifozëve tanë. Festa ishte e veçantë po ashtu. Qartë se nuk kam bërë diçka të tillë asnjëherë më parë. Jam i lumtur që nuk kam pësuar ndonjë lëndim serioz”, ka thënë Shaqiri, që kishte një plagë të vogël në gisht nga rënia e papërshtatshme.
VIDEO: