Xherdan Shaqiri dhe Donat Rrudhani kanë zënë vend në formacionin e javës së 32-të të Superligës së Zvicrës në futboll.
Formacioni më i mirë i javës është përzgjedhur nga faqja “sport.ch”.
Shaqiri shkëlqeu të shtunën në derbin zviceran.
Ai realizoi dy gola të bukur në fitoren 4:0 të Baselit ndaj Zurichut.
33-vjeçari Shaqiri në 31 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion ka kontribuar me 15 gola dhe 15 asistime.
Ish-futbollisti i Liverpoolit, Shaqiri, është më meritori që Baseli është lider në kampionatin zviceran me 58 pikë.
Ndërkohë Rrudhani dha kontribut të madh në fitoren e Luzernit të dielën ndaj Young Boysit me rezultatin e thellë, 5:0.
Reprezentuesi i Kosovës, Rrudhani, e ndihmoi Luzernin me një gol e një asistim.
25-vjeçari Rrudhani ka tetë gola të shënuar këtë edicion. Ka edhe pesë asistime.