Me golat e Youssef En-Nesyrit dhe Dodi Lukebakios, Sevilla të dielën ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Las Palmasit.
Ndeshja i takoi xhiros së 31-të në La Liga.
Sulmuesi maroken, Youssef En-Nesyri në minutën e 43-të shënoi për 1:0.
Ndërsa belgu, Dodi Lukebakio e realizoi golin e fundit në ndeshje në minutën e tretë shtesë.
Vendësit ishin me një lojtar më pak në fushë nga minuta e gjashtë e ndeshjes. Arbitri kryesor e ndëshkoi me karton të kuq mbrojtësin Saul Coco.
Sevilla pas 31 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e 13-të me 34 pikë.
Las Palmasi është në vend të 12-të me 37 pikë.