Futboll

Sermaxhaj në krye të përfaqësueses së Kosovës

Sami Sermaxhaj

Sami Sermaxhaj është selektor i ri i Kosovës në futboll në konkurrencë të femrave. Këtë e bëri të ditur FFK-ja të hënën.

Deri më tani futbollistet e Kosovës i ka drejtuar suedezja Anneli Andersen. Puna e saj ishte vlerësuar lart. Por kontrata e Andersenit përfundoi dhe FFK-ja vendosi të mos vazhdojë bashkëpunimin.

“Sermaxhaj do të udhëheqë Kombëtaren A të vajzave në ciklin e ri garues, ndërsa ndeshjet miqësore të këtij muaji dhe muajit tjetër do t'i shërbejnë për përgatitjet dhe përzgjedhjen e ekipit”, ka njoftuar FFK-ja.

Futbollistet e Kosovës grumbullohen të martën në Hajvali dhe do të kenë ndeshje testuese me Kosovën U19. Sipas FFK-së, muajin tjetër Kosova do të marr pjesë në një turne ndërkombëtar në Kajro. 
Sermaxhaj ka drejtuar skuadrat të shumta në Kosovë. Ndër të tjera drejtoi edhe Prishtinën, Ballkanin, Malishevën e skuadra tjera të elitës.

Është edhe përzgjedhës i Kosovës U18 për futbollistë.