Sulmuesi Astrit Selmani do të largohet në verë nga skuadra rumune, Dinamo Bukuresht.
Sulmuesi që ka pesë paraqitje për Kosovën e një gol të shënuar, ka deklaruar për mediumin “Footballtransfers” se klubi rumun i ka dhënë atij disa oferta për ta vazhduar kontratën.
Por 27-vjeçari ka thënë se do të largohet, pa treguar se për ku do të jetë lëvizja e radhës.
“Do të largohem këtë verë si futbollist i lirë. Klubi më ka dhënë disa oferta, por kam qenë i qartë se dua të provoj diçka të re”, ka deklaruar Selmani.
Ka raportime se Selmani mund të transferohet në Azi.
Selmani në edicionin aktual ka 13 gola e gjashtë asistime në 35 paraqitje në të gjitha garat.