Futboll

Selmani i pandalshëm, shënon golin e nëntë në Rumani

Astrit Selmani

Astrit Selmani vazhdon formën e mirë në kampionatin elitar të Rumanisë.

Sulmuesi i Kosovës të shtunën me Dinamon e Bukureshtit ka fituar në udhëtim te Gloria Buzau në ndeshjen e xhiros së 19-të.

Në fakt, Selmani e vendosi sfidën, pasi ndeshja u mbyll 1:0 në të mirë të Dinamos së Bukureshtit, që prej minutës së 26-të luajti pa Maxime Sivisin, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Golin e nëntë, krahas katër asistimeve në edicionin aktual, Selmani e shënoi në minutën e 52-të, teksa e kompletoi ndeshjen. 

Dinamo Bukureshti është në garë për titull kampioni dhe ka 32 pikë në vendin e parë.